Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arjan Ndoja rrëfen sulmin me armë/ Ish prokurori, deputet i PD dëshmon në gjyqin për atentatin në Shkozet në 2029

schedule18:24 - 23 Prill, 2026

schedule 18:24 - 23 Prill, 2026

Ish prokurori i Durrësit njëherësh deputeti i Partisë Demokratike Arjan Ndoja dëshmoi këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, në procesin gjyqsor në ngarkim të pandehurve Amar Shkëmbi dhe Bledar Polovina, lidhur me atentatin te mbikalimi i Shkozetit , ngjarje e ndodhur në 1 nëntor 2019 ku ai së bashku me Aleksandër Lahon mbetën të plagosur, ndërsa shoferi Andi Maloku ndërroi jetë.

Për të dytën herë, brenda 9 muajve, Ndoja dha sqarime për të njëjtin episod, duke rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Kur ndaluam në karburant, pas tij deri te mbikalimi i Shkozetit filluan krismat me armë zjari. Krismat erdhën nga krahu i djathtë i automjetit. Kur filluan goditjet e para nuk e kuptova që ishin të shtëna me armë zjarri. Kanë qenë dy armë sepse kishin zhurma të ndryshme dhe intervali kohor ishte i ndryshëm. Punë 20 sekondash ndodhi, deri kur doli automjeti nga rruga. Goditjet nuk i pashë se nga vinin. Kur u plagos Andi Maloku devijoi timonin dhe ne u përplasëm me njërën nga trafikndarëset. Andi Maloku ka qenë në gjendje koshient, unë kam qenë i përhumbur për shkak të plagës. Kur dola nga automjeti kam rënë pa ndjenja. Pas atentatit, nuk mësova se nga erdhën të shtënat.”



Ndoja mohoi të kishte dijeni për autorët e kësaj ngjarje, duke thënë që ia ka lënë në dorë organit të akuzës për ta zbuluar. Ai shtoi se ende kësaj dite, është i qetë pasi nuk i ka borxhe askujt.

Përveç Ndojës, në Gjkko u paraqitën një sërë dëshmitarësh të tjerë të kërkuar nga prokurori i çështjes Adnan Xholi.

Bledar Polovina që po gjykohet në mungesë dhe Amar Shkëmbi që u ekstradua nga Dubai drejt vendit tonë pak kohë më parë po gjykohen për kryerjen e disa veprave penale. Për të njëjtën ngjarje në një proces të ndarë po gjykohen Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, teksa me vendim të formës së prerë janë dënuar Redjan Rraja me burgim të përjetshëm dhe Arjol Halilaj me 35 vite burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!