Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

  • Taktika e re, parandaloi dhunën dhe dëmet ndaj qytetit 82%
  • Sërish si e vjetra, ushtroi dhunë ndaj protestuesve 18%
Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, hapa të rëndësishëm drejt BE për 13 muaj”, Eksperti: Afati i mbylljes së procesit për Malin e Zi, maji i vitit të ardhshëm

schedule17:23 - 23 Prill, 2026

schedule 17:23 - 23 Prill, 2026

Ekspert i integrimit Gent Xhaxhiu, deklaron se Shqipëria ka përparuar me ritëm të shpejtë në negociatat me BE, duke arritur hapa të rëndësishëm brenda vetëm 13 muajsh. Ai thekson se, ndryshe nga Kroacia që iu deshën 8 vite, procesi aktual po zhvillohet në një kontekst politik më favorizues. Sipas tij, viti 2030 mbetet një afat i mundshëm për anëtarësimin për ne, ndërsa Mali i Zi shihet si kandidati më i afërt për t’u bërë anëtari i ri i BE.

“Kroacisë iu deshën 8 vite për negociata me BE për t’u integruar, ndërkohë që ne kemi pasur një shpejtësi tjetër edhe për shkak të konstelacionit politik. Kjo është bërë në 13 muaj, ndërkohë që Kroacisë, që është shembulli më frymëzues në Ballkan, iu deshën 8 vite. Ne po krahasohemi me zgjerimin e fundit që është konsideruar i suksesshëm. 2030 është një datë e mundshme. Për Malin e Zi, Brukselit iu deshën 2 muaj për të dhënë dritën jeshile për raportin.

Kur më pyetën për traktatin e aderimit, nuk ka pasur asnjë rast që të ketë qenë “prapa kthehu”; hyrja në këtë fazë kritike duhet të vazhdojë edhe me fazën e fundit. Mali i Zi ka dhe 15 kapituj për të mbyllur dhe është një punë voluminoze, por gjasat janë që të jetë anëtari i ri i BE. Një datë e përafërt për mbylljen e procesit të negociatave është maji i vitit që vjen, dhe që rastis me zgjedhjet lokale dhe vendore në Malin e Zi.”



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!