Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ne nuk përfitojmë”, gazetari: Rama s’është hera e parë që ia jep një dorë Mitsotakis në betejat elektorale

schedule21:12 - 22 Prill, 2026

schedule 21:12 - 22 Prill, 2026

TIRANË- Gazetari Flogert Muça ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka ndihmuar në disa raste homologun e tij  grek Kyriakos Mitsotakis në betejat e tij elektorale.

Sipas Muçës, Rama nuk është hera e parë që “i jep një dorë” Mitsotakis në fushata elektorale, brenda mundësive që ekzistojnë mes dy vendeve.

Ai shtoi në “Real Story” gjithashtu se procesi i integrimit evropian është çështje vullneti politik.



 “Ai ka halle të mëdha eklektorale atje, Rama nuk është hera e parë që ia jep një dorë, në betejën e tij elektorale, aq sa kanë mundësi.

Para pak kohësh ia dha me Belerin,  por ishte një situatë “win, win, win”. Beleri eurodeputet, Mitsotakis u rrit me 3%, Rama këtej patriot i madh. Ne nuk përfitojmë, asnjëherë. Integrimi evropian është vullnet politik”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!