Gazetari Stavri Marko komentoi për Real Story vizitën e Ramës në shtetin grek.
Marko tha se mes dy vendeve nuk ka një protokoll bashkëpunimi dhe se ky i fundit u anulua nga grekët në 2017.
“Ambasadorja Kifold është dekane e Ballkanit dhe takimi me Ramën është në vijim. Ajo “bombë” që ka përdorur në vetvete, për mbrojtjen e Shqipërisë për Greqinë, për emigracionin, një nga kërkesat e BE në Greqi që i bashkëngjitet grupit parlamentar të politikës së jashtme, është se 200 mijë shqiptarë sot janë shtetas grekë me të drejta vote.
Në këtë rast kërkesa e Greqisë po avancon ndoshta edhe me shtete të tjera, që të njihen edhe në Republikën e Shqipërisë si grekë; këtë do ta tregojë koha. Një nga kërkesat që ka dalë në Parlamentin Europian është pikërisht kjo. Ne s’kemi një protokoll bashkëpunimi; ishte gati në 2017, por u anulua nga vetë grekët për shkak të ligjit për investime strategjike dhe për shkak të vendimeve për të marrë sa më tepër toka në Himarë.”


