Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në Laç, shënjestër pronari i një pike karburanti/ Në kërkim babai dhe dy djemtë e tij, qëlluan drejt automjetit…

schedule19:47 - 22 Prill, 2026

schedule 19:47 - 22 Prill, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Laç. Sipas informacioneve paraprake, shënjestra ka qenë pronari i një pike karburanti.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, nderkohe qe policia ka identifikuar dhe ka shpallur ne kerkim tre autoret babai dhe dy djemte. Nga burimet mësohet se eshte qëlluar me dy arme zjarri, plumbat kane prekur autoveturen pranë pikes se karburantit.

” Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.
Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.



Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!