Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Integrimi në BE, thikë me dy presa për sigurinë ushqimore”/ Rama: E nesërmja do jetë fatale, për ata që s’janë të përgatitur

schedule13:33 - 21 Prill, 2026

schedule 13:33 - 21 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me operatorë të biznesit ushqimor, ku theksoi sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit në Bashkimi Evropian. Rama u shpreh se integrimi është “një thikë me dy presa”, duke e cilësuar njëkohësisht si një horizont mundësish për sipërmarrjet e përgatitura dhe një rrezik serioz për ato që nuk përmbushin standardet.

Ai paralajmëroi se e ardhmja mund të jetë fatale për bizneset që nuk ndërmarrin hapa konkretë për t’u përshtatur me kërkesat evropiane, ndërsa theksoi nevojën për informim dhe ndërgjegjësim të menjëhershëm në sektorin e sigurisë ushqimore.

Të informojmë sipërmarrjen për atë që e pret nga integrimi në BE, është thikë me dy presa. Njëra është horizont mundësish për ata që do jenë të përgatitur dhe ana tjetër humnerë për ata që nuk do jenë të përgatitur. Ky është realiteti. Ne duhet ta bëjmë të qartë, për të cilët janë të angazhuar, se e nesërmja do të jetë fatale, nëse sot nuk do të kuptojnë se ku janë në raport me standardet dhe se çfarë duhet të bëjnë për të qenë të përgatitur për nesër.



Procesi i negociatave është vërtet një proces negociatash ku ne na duhet pak më shumë kohë, është ajo që lidhet me këtë fushë, të sigurisë ushqimore. Ne dhe BE negociojmë për një shtyrje për tej afateve, ku standardet duhet të jenë 100% për 100% për ata që janë përfshirë në sektorin e bujqësisë. BE kanë lënë një sërë detyrash, të cilat ne përmes inspektoratit duhet të ndërveprojmë me 900 subjekte, të cilat kanë rrezikun shumë të qartë. Rreziku i mbylljes. Kjo kërkon informim”, tha kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!