Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nura: NATO ndodhet në kryqëzim të historisë së saj/ Prenga: Veprimet e Trump ‘zgjuan’ mbrojtjen në Europë

schedule21:28 - 20 Prill, 2026

schedule 21:28 - 20 Prill, 2026

Analisti Artur Nura tha se NATO ndodhet në një moment kyç të historisë së saj, ndërsa zhvillimet e fundit globale dhe aleancat e reja kanë ndikuar në rolin dhe kohezionin e saj.

Sipas tij, vendet europiane po fokusohen gjithnjë e më shumë në interesat kombëtare, duke reflektuar një qasje më të fragmentuar ndaj sigurisë.

“Në arenën e re globale, aleanca e Trump me Izraelin ka zbehur disi NATO-n; tashmë NATO është në një kryqëzim të historisë dhe konceptit të saj. Të gjitha palët në Europë po reflektojnë në interesat e tyre të vogla, nuk janë aq të gatshme të flasin për shtetet.



Kemi disa lëvizje ushtarake; raportet Itali–Shqipëri, përveç raporteve shumëplanëshe, tashmë po flitet për raporte ushtarake. Kjo ndodh për shkak se NATO po konfigurohet në mini-NATO të ndryshme.”

Gjeneral Dedë Prenga tha se situata e fundit ndërkombëtare ka sjellë rishikim të strategjive ushtarake dhe të prioriteteve të sigurisë kombëtare në shumë shtete.

Sipas tij, zhvillimet gjeopolitike dhe qasjet e reja të aleatëve po ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si konceptohet mbrojtja në kuadër të NATO-s dhe në nivel kombëtar.

“ Situatat e fundit kanë detyruar rishikimin e strategjive për strukturat ushtarake të shteteve, dhe këto janë pjesë e pandashme e strategjive të pasurive kombëtare dhe NATO-s, për rrjedhojë edhe të mbrojtjes dhe sigurisë.

Veprimet e Trump i kanë bërë mirë Europës në sensin e rizgjimit dhe rishikimit të sigurisë dhe mbrojtjes, të rikthimit real te kërcënimet dhe siguria kombëtare, si dhe pozicionimet. Të gjitha vizitat diplomatike dhe gjeopolitike janë parë përmes këtyre prizmeve.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!