Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Digjen goma buzë Shkumbinit/ Krim mjedisor në Elbasan, shtëllunga tymi mbi qytet

schedule15:21 - 20 Prill, 2026

schedule 15:21 - 20 Prill, 2026

Një tjetër skandal mjedisor ka ndodhur në Elbasan, me djegien e një grumbulli gomash makinash buzë Shkumbinit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, por shtellunga të mëdha tymi të zi kanë mbuluar gjithë zonën rreth e përqark Metalurgjikut, duke krijuar ndotje të rëndë të ajrit.

Gazetarja e ABC News në Elbasan, Edisona Skënderi raportoi se fatmirësisht, situata është nën kontroll.



Ajo shtoi se policia ka nisur hetime për të gjetur personat që shkaktuan zjarrin.

“Situata është vendosur nën kontroll. Persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur flakët, duke shkaktuar panik te qytetarët. Sapo është marrë njoftimi, zjarrfikëset dhe policia e Elbasanit, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Kanë nisur hetimet për të identifikuar personat që i vunë zjarrit gomave. Do jetë policia që do bëjë zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, raportoi gazetarja Edisona Skënderi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!