SARANDË– Stela Skënderaj është një artiste shumëdimensionale. Dashuria për pikturën e ka shoqeruar gjithë jetën.
Qëllimet e saj kanë qenë të qarta qysh në moshë të vogël, që do shkollohej dhe do të hapë punën e saj. E në fakt, kështu ndodhi. Stela emigroi drejt Turqisë për të ndjekur ëndrrën si dizanjere.
Fill pas përfundimit të studimeve bleu makinën e parë qepëse, që do të ishte ogur për një karrierë 25 vjeçare në Turqi. Edhe përse Turqia mbante era shtëpi për Stelën, malli për Shqiperinë ishte i madh.
Ajo gjente çdo mënyrë për t’u ndjerë më afër vendit e njerëzve të saj. Pikërisht malli për atdheun do e bënte qe të zbulonte një tjetër talent të saj, realizimin e portreteve me rruazë
Portretet e realizuara me mjeshtëri nga artistja janë të gjitha speciale, por për të, më e veçanta është portreti I shkrimtarit Dritëro Agolli, të cilën Stela nuk mundi t’ia dhuronte dot kurrë.
Pas 25 vitesh karrierë në Turqi, Stela vendosi t’u kthehet rrënjëve. Në Sarandë e solli dashuria, e pastaj u dashurua edhe më shumë me qytetin, ndonëse artin e saj jo gjithmonë e kuptojnë.
Përtej çdo vështirësie që arti i saj has, ajo nuk heq dorë nga e bukura. Këtë mesazh e ka edhe për artistët e rinj. Stela Skënderaj është e vetmja artiste në Sarandë që arrin të realizojë piktura nëpërmjet rruazave./abcnews.al


