Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot–Lezhë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, dy pasagjerë janë transportuar në spital për kontroll mjekësor. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


