Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Sterilizimi”, lirohen dy zyrtarët/ Ish zv/ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj, kryen dënimin me kohën e paraburgimit

schedule16:47 - 17 Prill, 2026

schedule 16:47 - 17 Prill, 2026

Ish zëvëndës ministri i shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u liruan nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaccme Antikorrupsion, pasi sipas përllogaritjeve atyre u përfundoi koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim.

Të dy ata u arrestuan në muajin gusht të vitit 2023 për koncesionin e Sterilizimit, për të cilën u shpallën fajtorë nga shkalla e parë e gjyqsorit për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Në 4 mars, GJKKO dënoi me 6 vite burg Rrjepajn dhe Rrapajn, dënim që zbriti në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ata akuzohen se shpërdoruan detyrën në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.



Për të njëjtën ccëshje, Gjykata dënoi edhe të pandehurit e tjerë, ndërkohë ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet më vetë në një proces të ndarë me procedurë të zakonshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!