Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Përdori të miturin për shitje narkotikësh/ Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim efektivi i “Shqiponjave”

schedule13:41 - 17 Prill, 2026

schedule 13:41 - 17 Prill, 2026

Një punonjës policie i Njësisë “Shqiponja”, Brian Dëma, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Fierit, i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, shpërdorim detyre dhe shtytje të të miturit në krim.

Sipas hetimeve, ai ka rekrutuar një të mitur me probleme ekonomike dhe varësi nga droga, fillimisht për informacion, por më pas e ka përdorur për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Prokuroria thekson se veprimet e tij kanë cenuar rëndë interesat e shtetit, rendin publik dhe sigurinë e të miturit, duke kërkuar mbajtjen e tij përgjegjës para ligjit.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!