Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Ndryshime në diplomacinë shqiptare/ Presidenti Begaj liron dhe emëron disa ambasadorë të rinj

schedule11:29 - 17 Prill, 2026

schedule 11:29 - 17 Prill, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi lirimin nga detyra të disa ambasadorëve të Shqipërisë, konkretisht në Kinën, Serbi, Egjipti dhe Belgjikë.

Krahas lirimeve, kreu i shtetit ka dekretuar dhe emërime të reja.

-Gazmend Barbullushi si ambasador në Belgjikë dhe Luksemburg



-Albana Dautllari si ambasadore në misionin e Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin nga detyra të:

Z. Riza Poda, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën Socialiste të Vietnamit, në Mongoli dhe në Mbretërinë e Tajlandës, jo rezident;

Z. Bardhyl Canaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident;

Z. Sami Shiba, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident;

Znj. Vasilika Hysi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident;

Znj. Albana Dautllari, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e:

Z. Gazmend Barbullushi në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident;

Znj. Albana Dautllari në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!