Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar sërish për arritjen e armëpushimit 10 ditor mes Izraelit dhe Libanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump tha se kishte ftuar presidentin e Libanit, Joseph Aoun, dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë për “bisedime kuptimplotë”.
“Të dyja palët duan të shohin paqe dhe unë besoj se kjo do të ndodhë shpejt!””, shkruan Trump.

Ambasadorët izraelitë dhe libanezë në SHBA zhvilluan gjithashtu diskutime në Uashington, të organizuara nga sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, të martën.
Më herët, Trump deklaroi se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor.
Trump theksoi se pati biseda të shkëlqyera me presidentin e Libanit dhe kryeministrin e Izraelit.
Armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 17:00 sipas kohës lindore të SHBA-së./abcnews.al


