Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Irani, Senati rrëzon demokratët/ Dështon sërish rezoluta për të ndalur sulmet pa autorizim nga Kongresi

schedule13:40 - 16 Prill, 2026

schedule 13:40 - 16 Prill, 2026

Senati amerikan voti për të mbëhstetur fushatën ushtarake të presidentit Donald Trump kundër Iranit.

Republikanët që kanë një shumicë me pak vende, bllokuan rezolutën e udhëhequr nga Demokratët që synonte të ndalonte luftën derisa sulmet të autorizoheshin nga Kongresi.

Senati votoi 52-47 për të mos e çuar përpara rezolutën e kompetencave të luftës, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të partisë së tij për politikën e luftës të Trump, më shumë se gjashtë javë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Iranit.



Kjo ishte hera e katërt që demokratët kanë detyruar Senatin të votojë për masat e fuqive të luftës që nga fillimi i konfliktit.

Edhe pse Kushtetuta amerikane thotë se Kongresi, jo presidenti, mund të shpallë luftë, presidentët nga të dyja partitë kanë mbajtur prej kohësh qëndrimin se kufizimi nuk vlen për operacione afatshkurtra ose nëse vendi është nën kërcënim të menjëhershëm.

Shtëpia e Bardhë dhe pothuajse të gjithë republikanët e Trump në Kongres thonë se veprimet e Trump janë të ligjshme dhe brenda të drejtave të tij si komandant i përgjithshëm për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara duke urdhëruar operacione të kufizuara ushtarake.

Demokratët thanë se donin që Kongresi të rimerrte fuqinë e tij të mandatuar nga kushtetuta për të shpallur luftë dhe për ta tërhequr vendin nga ajo që paralajmëruan se mund të shndërrohej në një konflikt të gjatë.

Udhëheqësit e Partisë Demokratike janë zotuar të vazhdojnë të sjellin rezoluta derisa të përfundojë konflikti ose Kongresi të autorizojë vazhdimin e sulmeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!