TIRANË– Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( SPAK) po shkon drejt mbylljes së hetimeve për dosjen e IPARD-it.
Gazetarja e ABC News, Alketa Shaba, raporton se SPAK ka nisur thirrjen e personave nën hetim për komunikimin e akuzës.
Njeri prej të pandehurve, Reni Ashiku është paraqitur me avokaten në SPAK, ku pritet t’i komunikohet akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për dosjen e IPARD./abcnews.al


