Zjarrfikëset vijojnë të jenë në terren, në zonën e Farmacisë 10 në kryeqytet, në pallatin qe u përfshi nga flakët, për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.
Në ndërtesë shkatërrimet janë të dukshme. Mbi 30 apartamente kanë pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që humbja ekonomike është e madhe edhe për banorët e pallatit “Arlis”.
Tani që flakët janë shuar, ngjarja sjell në vëmendje sigurinë e ndërtesave dhe cilësinë e materialeve të ndërtimit.
Në emisionin ‘Real Story’, inxhinieri i ndërtimit Erald Kërluku tregon për elementet e sigurisë që pallati 12-katësh duhet të kishte.
Në emision pati një reagim edhe të ndërtuesit të pallatit, Armand Lilo, i cili dergoi kontraten me nenkontraktuesin e tij, ku sqaroi se kishte marre garanci te perjetshme per fasaden se materiali I panelit qe do te perdoret do te jete anti zjarr, e gjithashtu kishte marre garanci 25 vjeccare per cilesine e bojes se panelit.
Ndërsa eksperti i pasurive të paluajtshme Orgest Beti thekson rëndësinë e rritjes së kontrollit të ndërtuesve.
Policia ka ngritur një grup pune ku po heton ngjarjen, ndërsa pritet një vlerësim i plotë nga trupat inspektuese të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe IKMT-së për të përcaktuar shkaqet dhe dëmet e shkaktuara./abcnews.al


