Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

30 apartamente u shkrumbuan, inxhinieri për djegien e pallatit: Të gjitha shtresat termike nuk kanë pasur certifikatën A1 dhe A2

schedule20:47 - 15 Prill, 2026

schedule 20:47 - 15 Prill, 2026

Emisioni Real Story ka trajtuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në kryeqytet, ku një pallat u përfshi nga flakët, duke shkaktuar djegien e plotë të rreth 30 apartamenteve dhe panik te banorët. Rasti ka ngritur shqetësime serioze mbi standardet e ndërtimit dhe sigurinë ndaj zjarrit në objektet e banimit.

Sipas inxhinierit të ndërtimit Erald Kërluku, problematika kryesore lidhet me përdorimin e materialeve të papërshtatshme në fasadë, të cilat nuk kanë pasur certifikimet e kërkuara të rezistencës ndaj zjarrit, si A1 dhe A2. Ai theksoi se materialet termoizoluese dhe membranat hidroizoluese kanë qenë të djegshme, duke ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa elementë të sigurt si alukombondi i klasifikuar A2 nuk janë përdorur, kryesisht për shkak të kostos së lartë.

“Jemi para faktit që të gjitha shtresat termike nuk kanë pasur certifikatën A1 dhe A2, që të ishin të padjegshme. Të gjithë elementet duke nisur që nga materiale termoizolues, që në këtë rast ka qenë stimulues, jo në të gjithë fasadën, por në atë pjesë kur ka qenë edhe para 4-5 vjetësh. Ajo ka qenë vatër, ku baruti ka shpërthyer. Membrana hidroizoluese, që është membrana difuzive, që lejon ajrimin e apartamentit jashtë dhe brenda, e cila bën ajrosjen natyrale nuk ka qenë materiali që duhet të ishte kundër rezistencës së zjarrit, ka qenë material I djegshëm. Materiali i alukombondit, është i klasifikuar A2 dhe është shumë i shtrenjtë dhe nuk do të ishte ky rasti”, tha inxhinieri.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!