Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në pallat/ Meçe: Në lejen e ndërtimit paraqiten edhe materialet që përdoren për veshjen e fasadës

schedule20:44 - 15 Prill, 2026

schedule 20:44 - 15 Prill, 2026

Inxhinieri Arben Meçe thotë se në lejen e një ndërtimi paraqitet projekti, ku shihen edhe materialet që do përdoren për veshjen e fasadës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se materialet kanë standardet e tyre, të cilat duhet të zbatohen.

“Leja e ndërtimi fillon që nga paraqitja e projektit. Në paraqitjen e projektit, ka detaje, çfarë duhet të jetë veshja këtu. Ka ndonjëri informacion, në këtë leje ndërtimi, cili është kategoria e veshjes që duhet të përdorur në projekt? Si është projekti, ke informacion? Standardi është, deri në 30 metër, duhet të jetë A2, mbi 30 metër duhet të jetë A1, nën 30 metër mund të përdoret dhe F dhe E. Ky është standardi. Po i jap zgjidhje problemit. Ky të fillojë të digjet, kërkon temperaturë gjeneruese shumë të lartë. Ju më thatë, si mund të gjenerohet kjo temperaturë? Unë thashë, është kaliumi.  Ja ku u gjenerua, vetëm kaq të jetë kaliumi, prodhon energji gjeneruese për të filluar djegie. Është kapsollë”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!