Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Murtaja e dhenve në Bulqizë/ Konfirmohet në një fermë, asgjësohen 220 dhi

schedule18:30 - 15 Prill, 2026

schedule 18:30 - 15 Prill, 2026

Në një fermë me 220 krerë dhi në Shupenzë të Bulqizës është  konfirmuar murtaja e ruminatëve të vegjël. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë se rasti është  dyshuar  më 30 mars  dhe pas konfirmimit të virusit nga analizat laboratorike u asgjësuan kafshët në fermë  dhe u dezinfektua I gjithë ambienti.  Ferma u vendos në karantinë dhe  në një zonë prej rreth 10 km u krye hetim epidemiologjik.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë se nuk janë evidentuar raste të tjera të dyshuara.

Autoriteti u bën thirrje të gjithë mbarështuesve të kafshëve të imta të zbatojnë masat e biosigurisë dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave.  Murtaja e dhenve është një sëmundje qe nuk transmetohet tek njerëzit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!