Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Witkoff dhe Kushner planifikojnë vizitë në Ukrainë

schedule08:21 - 15 Prill, 2026

schedule 08:21 - 15 Prill, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner planifikojnë të vizitojnë Ukrainën.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në Oslo, ku Zelensky ishte së bashku me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre.

Sipas kreut të shtetit ukrainas, qëllimi për këtë vizitë u konfirmua gjatë bisedës së tyre të fundit, e cila u cilësua si pozitive. Megjithatë, ai theksoi se ende nuk ka një datë të saktë për mbërritjen e tyre.



“Nuk kemi marrë asnjë informacion se kur do të mbërrijnë. I gjithë ekipi im pati komunikim me ta. Ishte një bisedë pozitive dhe ata konfirmuan se do të vijnë”, deklaroi Zelensky, sipas raportimit të UNIAN.

Vizita e mundshme e zyrtarëve amerikanë pritet të zhvillohet në një moment kritik për Ukrainën, mes zhvillimeve të vazhdueshme në front dhe përpjekjeve diplomatike për mbështetje ndërkombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!