Një zjarr masiv ra në një kompleks banimi në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë.
Sipas pamjeve të siguruara nga ABC News, shihet se zjarri ka nisur në një market në katin e parë dhe më pas është përhapur me shpejtësi në gjithë godinën.
Zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët e kompleksit.
Në vendngjarje u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe rreth 50 persona te angazhuar, ndërsa operacionit iu bashkuan edhe forcat e policisë, RENEA-s dhe ushtria për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërkaq, 11 të lënduar janë dërguar në QSUT. Fatmirësisht, flakët u vunë nën kontroll./abcnews.al


