Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Diaspora shqiptare/ INSTAT: 2.2 milionë shqiptarë, në 2025. Kryesojnë Italia, Greqia ndjekur nga Gjermania e Franca

schedule12:11 - 14 Prill, 2026

schedule 12:11 - 14 Prill, 2026

Në diasporë jetojnë 2.2 milionë shtetas shqiptarë. Sipas raportit të Institutit të Statistikave “Diaspora e shqipërisë  ” ku është përllogaritur  popullsia shqiptare që jeton  jashtë vendit,  rezulton se Italia dhe Greqia kanë numrin më të lartë  të emigrantëve ndjekur nga Gjermania Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Të dhënat tregojnë se Italia dhe Greqia  janë qendra kryesore të stabilizimit afatgjatë të emigrantëve shqiptarë.

Kjo reflektohet si në numrin e lartë të rezidentëve, ashtu edhe në proceset e integrimit, përfshirë lejet e qëndrimit dhe fitimin e shtetësisë.Raporti veçon edhe komunitetin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili përllogaritet në rreth 206 mijë persona.Sipas të dhënave të Instat rreth gjysma e lejeve të qëndrimit në vendet europiane ëshët dhënë për bashkim familjar ndjekur nga arsyet e punësimit e më pas studimi.

Vërehet se 1.1 milionë individë janë meshkuj dhe  rreth 1 millione  femra. Përllogaritjet e diasporës tregojnë se ajo përfshin një popullsi relativisht të re   dhe pjesën kryesore e zë grupmosha 15-64 vjeç me rreth 77 % ndjekur nga grupmosha 0-14vjec. Shqiptarët mbi 65 vjeç që jetojnë në diasporë zënë vetëm 5% të totalit.Kjo tregon një diasporë me profil të ri, ekonomikisht aktive dhe me potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve pritëse.



Ndërkohë që emigrantët kanë sjellë pranë familjeve të tyre më shumë të ardhura. Vetëm nga të ardhurat që kanë sjellë emigrantët ekonomia kapërfituar mbi 5.2 miliardë. Sipas Bankës së Shqipërisë për vitin e kaluar  remitancat arritën në 1.12 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar deri tani në serinë e bilancit të pagesave. Nëse bjëmë një krahasim të parave të sjlla nga emigrantët në vitin 2024 rezultojnë se janë rritur me 73.69 milionë euro, ose 7.1%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!