Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Pritshmëritë janë shumë të larta”/ Zv.ministrja Fino: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

schedule21:06 - 13 Prill, 2026

schedule 21:06 - 13 Prill, 2026

Zëvendës Ministrja e Jashtme, Megi Fino thotë se pritshmëritë për Samitin e Diasporës, që nisi sot dhe do të vazhdojë edhe për dy ditët e ardhshme, pritshmëritë janë të larta.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Fino u shpreh se në samit do të ketë disktuime për zhvillimin rural, integrimin, shëndetësinë, por edhe arsimin.

“Ka shumë që dua të them realisht për samitin e Diasporës. Pritshmëritë janë shumë të larta. Jemi vetëm në hapjen sot, do të shohim dy ditët në vijim. Do të ketë ndërveprim me të gjithë aktorët, do ketë aktivitete kulturore si këndi i librit apo të tjera. Do të ketë diskutime konkrete sa i përket zhvillimit rural, Paketës së Maleve, por jo vetëm. Aspektit të integrimit, politik, diskutimet sa i përket shëndetësisë, kërkimeve shkencore, arsimit, gjuhës shqipe. Ka shumë gjëra që vërtet ambicia është shumë e lartë për këtë samit. Më e rëndësishmja janë mekanizmat që do të vijnë pas. Bëhet fjalë për më shumë se një samit. Dëshirojmë të kalojmë në një tjetër stad. Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkëpunues. Përmes rrënjëve, lartësohemi, mendoj se është slogan i gjetur”, theksoi ajo./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!