Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Rekordi “i përjetshëm” bavarez/ Bayern arrin kulmin e ri të golave në Bundesligë me 105 rrjeta

schedule14:14 - 12 Prill, 2026

schedule 14:14 - 12 Prill, 2026

Edhe sot e kësaj dite ky brez duket më i madhi. Franc Bekenbauer, Gerd Myler e Zep Majer, sa për të përmendur disa emra, mbeten shenjtorët e vërtetë për tifozët e Bajernit, por gjithsesi gjenerata e sotme arriti një kulm që tejkaloi heroizmin e tyre.

Në 1972, ishte pikërisht Bekenbauer që shënoi një rrjetë historike në minutën e fundit në ndeshjen e fundit, në fitoren 5-1 ndaj Shalkes. Bavarezët arritën 101 gola duke vendosur rekordin e një sezoni në kampionatin gjerman, rekord që mbeti në fuqi 54 vite.

Tashmë, kjo u tejkalua. Kampionia e Gjermanisë mbërriti në 105 rrjeta me fitoren 5-0 në fushën e Sankt Paulit, pra historia u shkrua në stadiumin “Milerntor” të Hamburgut. Ishte Leon Gorecka, autori I golit të dytë, që vendosi rekordin e ri me 102, për të arritur më pas në 105.



E gjitha ndodhi kur duhen edhe pesë javë deri në përfundim të Bundesligës. E përditshmja tabloide “Bild” vlerëson me notën maksimale 1 tre nga lojtarët kampionë, dhe kjo pikërisht në ndeshjen historike kur u thye rekordi i golave!

Sërish “Bild” bën pyetjen retorike: A është ky rekordi i përjetshëm i Bundesligës? Gazeta bulevardeske thekson se rekordin e ri e vendosi Leon Gorecka me golin numër 102 të këtij sezoni në kampionat, një më shumë se rekordi prej 101 golash të Bajernit në 1972.

Përveç këtij kulmi, skuadra e trajnerit Vinsent Kompani është shumë pranë titullit, me 76 pikë ndaj 64 të Dortmundit që u mund nga Leverkuseni. Kampionati mund të fitohet që javën e ardhshme/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!