Rama e nis ditën me një thënie të profetit Muhamed

schedule09:20 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 09:20 - 28 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një thënie të Profetit Muhamed mbi shpifjen dhe raportin me shoqërinë.

“Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla”, është thënia profetike, të cilës Rama i referohet vetëm një ditë pasi gjykata dënoi Sali Berishën me 500 000 lekë për shpifje ndaj kryeministrit.

Krahas gjobës, gjykata ka vendosur që Berisha të përgënjështrojë tek Facebook-u i tij atë çfarë tha për Ramën.

Në një reagim të mëvonshëm, ish-kryeministri e quajti këtë vendim cënim të lirisë së fjalës dhe vendosje të diktaturës në Shqipëri.  /abcnews.al