Një pemë e Vitit të Ri është vendosur për herë të parë që nga katastrofa e Çernobilit në vitin 1986 në sheshin qendror të “qytetit fantazmë” të Pripyat.
Ish banorët erdhën në qytetin e braktisur për të dekoruar pemën me foto familjare, si pjesë e një fushate të organizuar nga Shoqata e Operatorëve të Turizmit.
Disa prej banorëve sollën me vete dekorime në formë “ore” si një simbol i rrjedhës së kohës me idenë se me kalimin e viteve qyteti nuk vdes, por ringjallet. “Qyteti duhet të jetojë, dhe që kjo të ndodhë duhet të shpëtohet,” tha një qytetare.
Katastrofa që tronditi botën ndodhi më 26 prill të vitit 1986 në Çernobil të Ukrainës, pas një shkrirje dhe shpërthimi të reaktorit bërthamor. Kjo katatrofë solli vdekjen e të paktën 300 mijë njerëzve, duke sjellë pasoja shkatërruese në të gjithë Europën. Qyteti i Çernobilit mbetet i izoluar edhe sot e kësaj dite./abcnews.al