Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thaçi: Besoj te drejtësia! Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës tregon për mangësitë në procesin e gjykimit

schedule22:38 - 10 Prill, 2026

schedule 22:38 - 10 Prill, 2026

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh një nga figurat më të rëndësishme të luftës për liri, Hashim Thaçi, ka folur nga burgu për median gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Thaçi vuri në dukje mangësitë e theksuara në procesin e gjykimit dhe se si pretendimet në raportin e Dick Marty e kishin origjinën nga përfaqësues rusë në Këshillin e Evropës. Megjithatë ish presidenti tha se shpreson në drejtësi.

“Shpresa jonë është që ky proces të kontribuojë për të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin. Jam i bindur se gjyqtarët e kanë dëgjuar dhe parë të vërtetën. Pyetja e vetme që mbetet është çfarë do të bëjnë me të”, theksoi ai.



Thaçi nënvizoi rrezikun e shtrembërimit të fakteve historike të asaj që ndodhi në vitet ’90 në Kosovë, duke vënë në dukje se një skenar i tillë mund të përdoret në të ardhmen ndaj Ukrainës dhe udhëheqësve të saj.

“Kosova nuk ka sulmuar asnjëherë territor serb. populli i Kosovës luftonte kundër shtypjes, për të drejtën themelore për të ekzistuar. Ky proces nuk duhet të përdoret për të rishkruar historinë dhe për të minimizuar vuajtjen reale të një populli”, theksoi ai.

Thaçi nxori në pah edhe mbështetjen E NATO-S, pasi u pyet se nëse ai dhe të tjerët shpallen fajtor do të duket sikur aleanca dhe figura të larta amerikane, bashkëpunuan me një kriminel lufte.

Ish presidenti theksoi se angazhimi i tij ka qenë gjithmonë për zgjidhje diplomatike me Serbinë, një njohje reciproke pa prekur territoret.

Ai nuk pranoi të jepte një këshillë për Partinë Demokratike të Kosovës nëse duhet të bashkëpunojë apo jo me Vetëvendosjen, për të tejkaluar bllokadën aktuale, por tha se interesat e qytetarëve duhet të vendosen të parat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!