Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërron jetë Eliot Engel, zëri i fuqishëm amerikan për çështjen shqiptare

schedule21:55 - 10 Prill, 2026

schedule 21:55 - 10 Prill, 2026

Ish-kongresmeni Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe një ndikim të rëndësishëm në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Ai përfaqësoi New Yorkun në Dhomën e Përfaqësuesve për më shumë se tre dekada, nga viti 1989 deri në vitin 2021 dhe u shqua si një ndër figurat më të njohura të Partisë Demokratike në çështjet ndërkombëtare.

Ai njihej veçanërisht si një mbështetës i vendosur i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë viteve të luftës në Kosovë, Engel ishte ndër zërat më të fortë në Washington për ndërhyrje kundër forcave serbe.



Në kulmin e konfliktit, ai i bëri thirrje presidentit të atëhershëm Bill Clinton për ndërhyrje ushtarake me qëllim ndalimin e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve – një qëndrim që e pozicionoi si një aleat kyç të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Angazhimi i tij nuk përfundoi me luftën. Engel mbeti një mbështetës i fortë i shtetësisë së Kosovës dhe i proceseve të saj integruese, duke lobuar vazhdimisht për njohje dhe mbështetje ndërkombëtare.

Vdekja e tij shënon humbjen e një prej zërave më të rëndësishëm pro shqiptar në politikën amerikane, një figurë që për dekada kontribuoi në forcimin e lidhjeve mes SHBA-ve dhe shqiptarëve në Ballkan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!