Ekspertja për ekonominë Etleva Treska në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për skemën e pensioneve, duke komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndërhyrjen e qeverisë në skemën e pensioneve.
“Skema e sigurimeve të detyrueshme nuk do ndryshojë. Kjo është një politikë për të shtuar masën e fitimit të pensioneve që do kemi pasi të kemi dalë në pension. Kjo është një portofol i ri që funksionon edhe në SHBA apo shtete të tjera. Ajo që ne kemi problematikë është kur pensionet nuk arrijnë as minimumin jetik dhe nga kjo problemet janë më sociale. Pra kjo është për një perspektivë afatgjatë do nisë sot dhe efektet do i ketë shumë më larg”, u shpreh ajo.
Më tej theksoi se e sheh edhe si një ndihmë, pra një mënyrë që qytetarët të kenë një të ardhur plus. Gjithashtu shtoi se e sheh shumë pozitivë, por duhet trajtuar me kujdes.
“Në momentin që jemi social dhe jemi nën minimumin jetik i bie që shteti të të ndihmojë ty për të arritur këtë minimum jetik. Dhe shteti që ti me të ardhurat e tua të kesh jetë normale është ndjekur kjo politikë që do nisë me administratën. Dhe aty situata është më e qartë, por kur vjen puna për privatin duhen gjetur raportet sepse çdo skemë funksionon kur ajo ka diçka që ta përligjë përse duhet ta bëjë. Por tek pjesa që është vullnetare rëndësia më e madhe është kush do e menaxhojë fondin? Pra edhe nëse punëdhënësi nuk do ketë ndihmë nga qeveria a do e njohë? Pra duhet parë në një këndvështrim më të gjerë. Po u la në duar alternative nuk ka siguri”, sqaroi ajo.
Nga ana e saj, ekspertja për ekonominë Romina Radoshniqi, tha se rishikimin e skemës së pensioneve e sheh si diçka pozitive. Megjithatë ajo shton se çështja duhet parë edhe si do trajtohet te sektori privat.
“Forca punëtore kanë kuptuar që është shumë e rëndësishme të planifikojnë të ardhmen, sepse po e kuptojnë te familjarët e tyre çfarë do të thotë të kesh pension të ulët. Pra e shoh si një iniciative pozitive. Por mendoj që gjithë problematike do jetë te sektori privat. Por sërish mendoj që qeveria do ta zgjidhë dhe do japë njëlloj tavani”, tha ajo.
/abcnews.al/


