Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studentet e Pejës, protestë pro UÇK/ Bobi: UÇK nuk ka kryer krime, ka mbrojtur territorin dhe familjen

schedule17:21 - 10 Prill, 2026

schedule 17:21 - 10 Prill, 2026

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” kanë qenë protagonist të një proteste të mbajtur në sheshin qëndor të Pejës.

Ajo ka nisur si një organizim nga studentët, por tubimit të tyre, me flamuj kuq e zi dhe ato me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i janë bashkuar edhe qytetarë të zonës.

Përfaqësuesi i studentëve Ardit Bobi tha se UÇK nuk ka bërë krime për të cilat akuzohet, por ka mbrojtur territorin dhe familjen. Sipas tij, ekspozita e fundit në sheshin e Prishtinës ka qenë zanafilla e mllefit të tyre si qytetarë dhe angazhimi për protesta.



“Ne si qytetarë të Pejës, bashkë me studentët, kemi ndërmarrë këtë iniciativë për të dëshmuar se UÇK nuk ka bërë krime, por ka mbrojtur territorin dhe familjen e tyre. Tmerret që kanë përjetuar këta qytetarë nuk mund të quheshin asgjë tjetër, vetëm mbrojtje.

Duke nisur nga ekspozita e fundit në sheshin e Prishtinës, nga aty ka nisur mllefi ynë si qytetarë. Shpresoj që nuk do të ketë nevojë të mblidhemi prapë, mesazhi ka qenë i qartë dhe prokuroria duhet ta marrë mesazhin. Nëse do të jetë nevoja, do të mblidhemi sërish.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!