Analisti Artur Nura, i ftuar në “News Line” në ABC News komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe debatet politike në vend.
Sipas Nurës, opozita po përpiqet të përfitojë politikisht nga situata, ndërsa çështjet që lidhen me negociatat janë kryesisht të natyrës teknike. Ai theksoi se nuk ka shqetësime politike nga Bruksel, ndërsa procesi i integrimit po ecën me ritme të shpejta, i ndihmuar edhe nga faktorë gjeopolitikë dhe vullneti i shtuar i Bashkimit Europian për të avancuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në të njëjtën kohë, Nura vuri në dukje se deri më tani nuk ka pengesa nga Komisioni Europian në aspektin teknik të negociatave. Ai kritikoi retorikën e opozitës, duke e cilësuar atë si të pabazuar dhe me efekte të kundërta politike, ndërsa shtoi se dinamika e brendshme në kampin opozitar tregon distancim nga qëndrimet e lidershipit.
“Opozita e cila kërkon në një farë mënyrë, kërkon që të marrë pikë për një situatë të caktuar që kërkon t’i japë sa më shumë pikë dhe mbështetje. Të gjitha rastet janë raste pyetje teknike. Të gjitha palët kërkojnë që të informohen në lidhje me integrimin, nuk më rezulton asnjë shqetësim politik në Bruksel, përveç kërkesave teknike. Ne kemi realizuar proceset për 8 muaj. Sa u takon stadit të negociatave jemi në një fazë të jashtëzakonshme.
Ministri e përmendi, që janë arsye gjeo-politike, të cilat na kanë ndihmuar. Brukseli ka vendosur që ecë më shpejt me kërkesat për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Pyetjet i japin vendet anëtare dhe përgjigjet i jep Komisioni Europian dhe deri më tani nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga Komisioni Europian. Në aspektin teknik nuk ka asnjë pengim të procesit.
Pjesa e opozitës, është një “Ramaduro europian”. Të gjitha këto konvertojnë në një bumerang kur këto nuk dalin të vërteta siç ishte me “Ramaduro”. Nëse e vinin re që edhe deputetët demokratë janë disi të distancuar nga deklaratat e liderit të tyre. Ajo që duhet të ndodhë është që me zotin Berisha i kanë gjasat, jo për të marrë pushtet, por as për të hyrë në BE.
Deputetët duhet të negocionin, që realiteti që bëjnë është i duhuri. Rama është mjeshtër i komunikimit, kurse Berisha është në fund të karrierës së tij edhe në pjesën e komunikimit”, tha analisti Nura.


