Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘The Wanted’/ Ekstradohet nga Italia ‘Leksi i druve’, siguroi kushtet për të kryer vrasje

schedule11:34 - 9 Prill, 2026

schedule 11:34 - 9 Prill, 2026

Një 49-vjeçar është ekstraduar nga Italia, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Aleks Ndreka, i njohur me nofkën ‘Leksi i druve’, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.



Ndreka akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë, ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!