Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane do të mbetet në Lindjen e Mesme, derisa një marrëveshje e vërtetë të zbatohet plotësisht.
Ai paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Iranin, atëherë do të fillojnë sulmet më të mëdha, më të mira dhe më të forta se kushdo që ka parë ndonjëherë më parë.
Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se prania ushtarake amerikane ishte e përshtatshme dhe e nevojshme për shkatërrimin sipas tij, të një armiku tashmë të degraduar në mënyrë të konsiderueshme”.

Deklarata e Trump vjen pasi një nga kushtet e planit 10-pikësh të Iranit, ishte largimi i forcave amerikane nga rajoni.
Shtëpia e Bardhë tha se propozimi ishte “hedhur fjalë për fjalë në plehra nga Presidenti Trump” dhe ishte “në thelb joserioz”./abcnews.al


