Kryeministri Rama ndodhet në Durrës, në kompleksin industrial ku operojnë disa kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial, investimi në teknologji dhe aftësi profesionale që përkthehet drejtpërdrejt në paga më të larta dhe vende pune cilësore.
Rama u shpreh se do të ketë një program të posaccëm financimi për ndërmarrjet dhe se për ccdo plan që miratohet nga banka, do të jetë shteti garant për biznesin.
“ Kritere për pagat dhe sigurimet e duhura për ditën e pushimit, por që të gjitha do t’ia vlejnë për një platformë ku ndërmarrjet dhe themeluesit e kompanive ta kenë mundësinë që të gjejnë mbështetjen kur kanë një plan që do e miratojnë bankat.
Ne do të jemi të lumtur që për çdo plan që miratohet nga banka të jemi garant për biznesin. Do të ketë një program të posaçëm financimi për ndërmarrjet.”, tha Rama. / abcnews.al /


