Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Romët, mes sfidave të integrimit/ Paragjykime dhe vështirësi për arsim, por përfaqësohen deri në qeveri

schedule15:42 - 8 Prill, 2026

schedule 15:42 - 8 Prill, 2026

Babai me arsim tetëvjeçar u bë shtysa kryesore që Romina të diplomohej për shkenca sociale.  Mes vështirësive e reja nga komuniteti rom përfundoi universitetin dhe  prej shtatë vitesh punon në një organizatë që ka në fokus  mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Babai im me shtynte gjithë kohës, se s’bën të bësh shkollën e lartë do të bëjmë çfarë kemi mundësi.  Ka qenë shumë i vështirë fakti që të mbaroja gjimnazin dhe më pas të hidhesha në shkollë të lartë dhe unë kam mbaruar studimet e larta për sociologji dhe ka qenë në një luftë shumë të madhe, dhe jo për shkak të patriakatit, por për shkak të mundësive ekonomike”, tregon Romina.

Ndërsa mes pesë fëmijëve të familjes Rakipi Raxhi është i vetmi që ka përfunduar studimet e larta.



Prej tre vitesh ai iu mëson gjuhën rome fëmijëve në dy shkolla të Elbasanit.

“Prindërit duke parë që motrat nuk kishin mundësi të arsimohen thanë se do kujdesen shumë fort që unë të arsimohem. Vështirësia më e madhe ka qene pjesa e punësimit akoma gjuha rome nuk eshte e përfshirë në kurrikulat shkollore nuk mund të kem orë si mësuesit e tjerë por vetëm dy orë në dy shkolla në Elbasan”, tregon ajo.

Pjesa më e madhe e komunitetit rom nuk ka arsimin bazë. Kjo jua vështirëson dhe  integrimin në tregun e punës.

Ina thotë se nuk i ka rënduar asnjëherë etina rome.  As atëherë kur është ndeshur me fjalë jo të mira.

Tashmë pjesë e qeverisë si zëvëndësminitre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale   në ditën ndërkombëtare të romëve prezantoi  plan-veprimin për integrimin e tyre dhe arsimi e punësimi janë dy fushat kryesore të tij. Për këtë të fundit autoritetet po bashkpunojnë me dhomën e tregtisë.

Sipas të dhënave zyrtare në vendin tonë rreth 9 mijë persona i përkasin komunitetit rom.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!