Papa Leoni XIV ka dënuar kërcënimet ndaj popullsisë iraniane, duke thënë se janë “të papranueshme”. Referuar deklaratave të presidentit Donald Trump që paralajmëronte se një qytetërim i tërë mund të “vdesë” nëse Irani nuk arrin një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, po ashtu ai u shpreh se janë të ashpra.
Duke folur me gazetarët, Papa Leoni XIV theksoi se kërcënimet e drejtuara ndaj popullsisë janë të papranueshme dhe bëri thirrje që të ndalohet përshkallëzimin e konfliktit.
Papa ka shprehur vazhdimisht shqetësim për rrezikun e luftës dhe ka kërkuar nga njerëzit në mbarë botën të kontaktojnë përfaqësuesit e tyre politikë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës paqësore.


