Studentët në Republikën e Maqedonisë së Veriut po përballen me padrejtësi, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Kjo çështje u pasua me protesta nga të rinjtë, të cilat shqetësuan kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski.
Ai deklaroi për median shtetërore se zhgënjimi i të rinjve i ka rrënjët në kohën e tranzicionit.
Pedagogia Arseida Gjyli e cilësoi si një çështje identitare dhe se pakicat kombëtare kanë një vëmendje të veçantë në RMV. Gjyli shtoi më tej se RMV duhet të kalojë etapat për të qenë pjesë e unionit europian dhe se këto çështje duhen trajtuar.
“Është një çështje identitare dhe për këto problematika, edhe pse ka një mbrojtje për çështjet gjuhësore, çështja e pakicave kombëtare ka një vëmendje të veçantë. RMV do t’i kalojë etapat për të qenë pjesë e BE, këtu flasim për zbatimin e një të drejte. Imponimi që të vjen si shtet nuk është vetëm balanca që vendos, por edhe imponim për procesin e integrimit. Heqja e vëmendjes nga ky detyrim e ngre çështjen tek procedura.” / abcnews.al /


