Analisti Adri Nurellari vlerëson se situata ku Maqedonia mbetet pas, ndërsa Shqipëria avancon drejt BE-së, po shoqërohet me nxitje të qëllimshme të tensioneve politike.
Sipas tij, kjo krijon një spirale polarizimi dhe synon të devijojë vëmendjen nga paaftësia e qeverisë së Mickoskit. Ai shtoi se shqiptarët janë të privuar nga të drejtat e merituara dhe se ndihen të përjashtuar.
“ Në këtë situatë ku Maqedonia është prapa dhe Shqipëria është në renditje me Malin e Zi për në BE, zgjidhja më e mirë është për të nxitur këto tensione. Duke ringjallur këto fantazma të së kaluarës, ajo që ndodh është se është një rast i përsëritur dhe janë të disatat tentativa për t’i privuar shqiptarët nga të drejtat e merituara dhe këto shkelje nuk ndodhin befas njëherësh, por e theksojnë imazhin se shqiptarët ndihen të përjashtuar dhe zotimet nga komuniteti shumicë krijojnë ndjesinë e nëpërkëmbjes dhe se ai shtet është i delegjitimuar.
Është një spirale polarizimi që është shkaktuar për të devijuar vëmendjen nga paaftësia e qeverisë Mickoski.”


