Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debatet në Kuvend/ Sekretariati i Etikës: Flamur Noka 20 ditë jashtë Kuvendit, Elda Hoti përjashtohet 10 ditë

schedule14:08 - 7 Prill, 2026

schedule 14:08 - 7 Prill, 2026

Vendimet e Sekretariatit Flamur Noka përjashtohet me 20 ditë, Elda Hoti me 10 ditë, s’ka dënim për Albana Vokshin dhe Taulant Ballën.  Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi përjashtim me 30 për Elda Hotin. Ndërsa për Flamur Nokën, PS kërkon përjashtim me 60 ditë nga Kuvendi.

Kjo kërkesë erdhi pas debateve e tensioneve që shoqëruan punimet në Kuvend në seancën e mbajtur javën e kaluar. Gjatë seancës, opozita përsëriti skenarin e saj të dhunës, fyerjeve dhe kaosit.

Noka u raportua se ka hedhur shishe uji në drejtim të Taulant Ballës, ndërsa Hoti, është përfshirë në një tjetër incident, kur gjatë seancës së djeshme tentoi të ndërpriste fjalën e deputetes Bora Muzhaqi duke i hequr kartën nga pajisja./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!