Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vëzhgimi hënor/ “Ditë e shumëpritur”, astrofizikantët: Arritje e madhe, ndër fenomenet më të rralla në 5 dekada

schedule21:33 - 6 Prill, 2026

schedule 21:33 - 6 Prill, 2026

Astrofizikanti, Erald Buneci në një intervistë në “BreakingNews” në ABC News, komentoi vëzhgimin Hënor, duke thënë se kjo është një ditë e shumëpritur.

Gjithashtu u shpreh se qëllimi i misionit, mbetet ndërtimi i bazës hënore.

“Është një ditë e shumëpritur. Fillim i mbarë do thoja gjysma e punës. Po ecim përpara realisht drejt rrugës që duhet të kishim bërë me kohë. Janë ngjarje të rralla”, tha ai.



Nga ana e tij astrofizikanti Milaim Rushiti e vlerësoi misionin “Artemis II” si një arritje shumë të madhe. Gjithashtu shtoi se është një ndër fenomenet më të rralla në 5 dekada.

“Kjo për ne si astronom është një arritje e madhe. Një ndër fenomenet më të rralla në 5 dekada. Këto janë fenomene shumë të rralla, dhe po jetësohet një ëndërr”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!