Çmimet e derivateve të naftës mëngjesin e së hënës kanë shënuar tjetër rritje në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës ka arritur në 1. 86 centë për litër, ndërsa benzina tregtohet me 1.47 centë për liter.
Për naftën në Kosovë ka patur akuza të rënda nga opozita drejtuar qeverisë Kurti.
Sipas tyre ekzekutivi nuk po i përdorë të gjitha mekanizmat për të ndihmuar qytetarët, përfshirë uljen e akcizës apo TVSH për karburantet.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila vendosi çmimin tavan që nafta mos të shitet më shumë se 1.91 centë dhe benzina jo më shumë se 1.44 centë për liter, ndërsa për kërkesën e opozitës për uljen e akcizës deklaroi se nuk do të ndikonte tek qytetarët por do të dëmtonte shtetin.
Ky çmim po ndikon drejtpërdrejtë edhe në buxhetin e qytetarëve dhe rritjen e çmimeve edhe për produket bazë ushqimore.
Kjo rritje vjen në një periudhë me paqëndrueshmëri të tregjeve ndërkombëtare të energjisë dhe shtim të kostove të importit.
Këto çmime në Kosovë sipas ekspertëve të ekonomisë po vendosin rekorde të reja në vend për tregun e hidrokarbureve duke rrezikuar më pas uljen e tyre, edhe pas kalimit të krizës.


