Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Vendimi për përjashtimin, nul”/ Rudina Alla: U tërhoqa nga PD pas zgjedhjeve lokale. Kontribuova, por nuk u vlerësova

schedule19:58 - 5 Prill, 2026

schedule 19:58 - 5 Prill, 2026

Ish kryetarja e forumit të gruas në PD Elbasan, Rudina Alla e konsideron nul vendimin e lidershipit demokrat për përjashtimin e saj nga kjo forcë politike.

Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Alla u shpreh se ajo është tërhequr nga PD, që nga zgjedhjet lokale në 2023.

Alla shtoi se ka kontribuar për PD, por nuk është vlerësuar. Sipas saj, në listat për Këshilltarë Bashkiakë në Elbasan janë futur njerëz që kanë pasur miqësi me lidershipin.

Alla deklaroi se mbështet Salianjin.

“Vendimi për përjashtimin tim është nul. Unë jam larguar që nga zgjedhjet lokale. Ata e dinin. Unë kam vite që kontribuoj për PD. Mënyra sesi u formua Këshilli për bashkinë, ishte sipas miqësisë, ishin qoka që u kishte PD borxh disa njerëzve. Duke qenë e unë isha kryetarja e gruas dhe isha në vendin e 20, për mua ishte e papranueshme. Nuk e kuptoj pse e bënë tani, ata e dinin që unë isha tërhequr nga PD. E mbështes Salianjin, por nuk kam pasur tentativa për t’u bashkuar. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Politikën e kam pasion, e kam ndjekur gjatë gjithë kohës. Të them që jam bërë pjesë e një partie, më vjen keq që PD Elbasan ka dalë me deklarata që nuk bëjnë sens. Partia ku aderon, nuk të vlerëson, duke vlerësuar shok, miq, të dashurat e tyre, duke bërë qoka të tilla, unë në PD nuk kam përfituar asgjë, edhe kur ka qenë në PD. Sarën, unë e përshëndes, është vajzë e mrekullueshme dhe e meriton vendin e deputetes. Unë nuk kam punuar me asnjë parti për zgjedhjet e fundit, 11 maj 2025. Me PD aktualisht, që nga kreu Sali Berisha, me ata individë që ka afër, nuk bëhem pjesë. Nuk bashkëpunoj me këtë PD. Që kur ishin primaret, ishte kundra këtyre. Jam munduar ta ndihmoj dhe t’i jap një dorë PD”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!