Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona “mbyll” garën/ Skuadra “blaugrana” mundi 1-2 Atletico, shkëputet në vendin e parë

schedule13:05 - 5 Prill, 2026

schedule 13:05 - 5 Prill, 2026

Barcelona kalon edhe pengesën e fundit drejt mbrojtjes së titullit kampion në La Liga.

Pas dhuratës që mori nga Muriqi, që me golin e tij mundi Real Madrid, skuadra “blaugrana” fitoi 2-1 në fushën e Atletico, duke thelluar diferencën në krye të renditjes.

Por deri te suksesi, katalanasit duhet të përmbysnin epërsinë e vendasve në një sfidë, që ashtu siç pritej ishte e luftuar në çdo centimetër të fushës.



Xhuliano Simeone zhbllokoi rezultatin në minutën e 39-të për avantazhin e të zotëve të shtëpisë, duke ndezur festën e tifozëve në tribuna dhe babait të tij në pankinë.

Përgjigja e Barcelonës, ishte e shpejtë.

Pas vetëm tre minutash, Rashfortd ktheu edhe një herë barazimin, ndërsa deri në pushim, minutat e mbetura do të ishin të tensionuara dhe kulmuan me kartonin e kuq të Nico Gonzales në shtesë.

Me një lojtar më pak në fraksionin e dytë, Atletico arriti të rezistonte gjatë, por do të dorëzohej vetëm tre minuta nga fundi I kohës së rregullt.

Kur je Leëandoëski mund të shënosh edhe me sup, siç sulmuesi bëri edhe në golin e fitores për Barcelonën, që vendos të dy duart te titulli kampion në La Liga.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ngjitet në kuotën e 76 pikëve, 7 më shumë se rivalët e përjetshëm të Real Madrid.

Kur mbten edhe tetë javë deri në fund të këtij sezoni në kampionatin spanjoll duke e pamundur që Barcelona ta lëshojë trofeun.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!