Tre anëtarë të kabinetit grek dhanë dorëheqjen, ndërsa vendi eshte trazuar nga skandali per subvencionet bujqësore të BE-së. Hetimet për abzuime e kanë shtuar presionin mbi qeverinë konservatore të vendit.
Televizioni shtetëror ERT njoftoi se ministrat e bujqësisë dhe të mbrojtjes civile kanë dhënë dorëheqjen, së bashku me një zëvendësministër të shëndetësisë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë pritet të bëjë njoftime për një riformatim të kabinetit.
Prokurorët evropianë po hetojnë një numër në rritje te politikanëve të partisë në pushtet në Greqi, pasi dyshojne për përvetësim të mundshëm të subvencioneve bujqësore të BE-së. Skandali po zgjat prej nje viti dhe e ka shtuar presionin ndaj qeverisë.
Prokurorët kërkuan të mërkurën që 11 deputetëve t’u hiqet imuniteti parlamentar, dhe përmendën edhe shtatë politikanë të tjerë të dyshuar për përfshirje, përfshirë edhe një ish-ministër të bujqësisë. Dyshohe se ne skemën abusive jane edhe dy deputete te tjere
Zyra e Prokurorit Publik Evropian akuzon përfituesit e subvencioneve se kane bërë kekrese per subvencione për toka që nuk i zotëronin dhe kishin rritur numrin e bagetive në ferma. Disa prej personave që merrnin pagesa nuk kishin asnjë lidhje me bujqësinë.
Ne tetorine kalaur apsi arrestime, ndersa fermerët bene protesta pasi u ishin vonuar subvencionet. Po hetohen 20 politikane te partisë në pushtet, Demokracia e Re dhe mendohet se abuzimi mund te shkoje ne dhjetëra milionë euro subvencione.
Shumica e subvencioneve të përfituara në mënyrë të paligjshme kane shkuar në ishullin e Kretës, ku familja e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka ndikuar politikisht për më shumë se një shekull. Partitë e opozitës kanë kërkuar dorëheqjen e çdo ministri që është nën hetim.
Mitsotakis, ka thene se mashtrimi ka nisur para se ai të vinte në pushtet në vitin 2019 dhe është zotuar se do të burgosë “hajdutët” përgjegjës dhe të rikuperojë fondet. Zgjedhjet janë planifikuar për vitin e ardhshëm dhe partia konservatore e Mitsotakis kryeson në sondazhe, por nuk pritet të sigurojë shumicë absolute.


