Në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në Korçë, janë gjetur pa jetë dy emigrantë të paligjshëm sirianë, rreth 20-22 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ata nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur Qyngji, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”


