Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shtëpitë e barit” në Peqin/ Pezullohen nga detyra shtatë efektivë. Hita: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë!

schedule12:55 - 3 Prill, 2026

schedule 12:55 - 3 Prill, 2026

Shtatë punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, në lidhje me një rast të kultivimit të bimëve narkotike në dy ambiente të mbyllura në fshatin Kurtaj, Peqin.

Ngjarja u zbulua më 19 mars 2026, ndërsa pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në vendngjarje, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi hetim disiplinor për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Ata akuzohen për moszbatimin haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale.



Punonjësit e pezulluar janë:

Komisar Altin Gusho, Komisar Danjel Kacaniku, Nënkomisar Sefer Dushku, Inspektor Muharrem Zylyfi, Nënkomisar Bilbil Lita, Komisar Denis Sinani Inspektor Arben Koseni.

Masat u bënë prezente nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, gjatë paradites së sotme, në një mbledhje të zhvilluar në DPPSH, me gjithë drejtorët vendorë dhe ata të Kufirit. Sipas Policisë së Shtetit, ndaj tyre janë konstatuar mangësi gjatë përmbushjes së detyrës dhe është vendosur masa e pezullimit disiplinor.

Autoritetet theksojnë se mbeten të vendosura për të luftuar kultivimin e bimëve narkotike dhe për të çuar përpara drejtësisë jo vetëm autorët e këtyre veprimtarive kriminale, por edhe çdo punonjës policie që shkel detyrën apo bëhet pjesë e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!