Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A mundet SHBA të marrë uraniumin?/ Krisafi: Do të ishte operacioni special më i madh ndonjëherë

schedule21:44 - 2 Prill, 2026

schedule 21:44 - 2 Prill, 2026

Eksperti Ledjon Krisafi tha se çdo përpjekje për të marrë uraniumin nga Irani do të ishte operacioni special më i madh ndonjëherë, për shkak të kushteve të vështira dhe nevojës për mijëra trupa dhe mjete të specializuara.

Sipas tij, një operacion i tillë do të ishte tepër kompleks, do të kërkonte ndërtimin e një aerodromi provizor dhe do të zgjaste të paktën një javë.

“Nëse ka një përpjekje për marrje uraniumi, do të ishte operacioni special më i madh ndonjëherë. Uraniumi ndodhet disa metra nën tokë dhe duhen mijëra forca speciale për të zbarkuar në terren; duhen mjete speciale për të gërmuar thellë në tokë. Për të marrë uraniumin dhe ta larguar nga Irani, nuk mund ta bëjnë forcat speciale vetë; duhet ndërtuar një aerodrom provizor që të ulen disa avionë dhe të marrin uraniumin. Është një operacion kompleks dhe mund të jetë ndër më të mëdhenjtë.



Izraeli ka bërë një operacion me 150 trupa më parë, por në këtë rast duhen mbi 1000 trupa dhe pajisje për të marrë uraniumin. Është një operacion që do minimalisht një javë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!