Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 është regjistruar në orën 6:48 të mëngjesit, sipas kohës lokale (00:48 në Itali), duke goditur bregun lindor të Indonezisë. Lajmi bëhet i ditur nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).
Fillimisht, një qendër monitorimi amerikane kishte lëshuar një alarm për “valë të rrezikshme cunami” brenda 1 mijë kilometrave nga epiqendra, por paralajmërimi u tërhoq disa orë më vonë.
Një person humbi jetën në ishullin Sulawesi. “Tërmeti u ndje qartë në të gjithë zonën e Manados dhe një person ka vdekur, ndërsa një tjetër ka pësuar një dëmtim në këmbë”, tha për AFP në një intervistë telefonike zyrtari George Leo Mercy Randang. Ai shtoi se viktima ishte “varrosur nën rrënojat” e një ndërtese të shembur.
Gjatë dy orëve pas tërmetit, janë regjistruar valë prej 0.3 metrash në provincën indoneziane të Molukëve të Veriut, në veri të Ternate, dhe 0.2 metra në Bitung, në ishullin Sulawesi.


