Gjashtë afrime dhe stadium i ri, premtime të mëdha te Besa!

schedule15:08 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 15:08 - 27 Dhjetor, 2019

Klubi i Kategorisë së Parë, Besa, ka dhënë një lajm shumë të mirë për tifozët e saj. Ekipi kavajas, me anë të faqes së tyre zyrtare në Facebook, premtoi se plot gjashtë futbollistë do të afrohen në merkaton e janarit, si dhe dy presidentët e klubit janë ulur në tavolinë për të diskutuar sa i takon stadiumit të ri.

Njoftim i plotë i KF Besës:

Dyshja e presidencës së Besës premtojnë një Besë dinjitoze fazën tjetër të kampionatit. Si fillim, është blinduar trajneri Gugash Magani, i cili ka pasur një lum ofertash nga ekipe të Superiores, si dhe në Kosovë.

Plot gjashtë futbollistë të spikatur priten t’i afrohen ekipit të Besës. Emrat e tyre do t’i mësoni në ditët në vazhdim. Një lajm tepër i bukur për tifozët e Kavajës, tashmë nuk është një ëndërr, por shumë shpejt do të jetë një realitet.

“Për një kohë të shkurtër, kalon fondi për ndërtimin e stadiumit “BESA”. Dhe aneksi stërvitor do kthehet në një ambient mjaft komod, ku do ndërtohen dhoma fjetje, salla argëtimi, sallë mbledhjesh, si dhe kuzhinë dhe mensë për ekipin”, është shprehur kryetari Krali.

(Kushdo që bën në të mirë të futbollit do pasqyrohet në faqen tone sportive). Kjo faqe s’ka lidhje me politikën, faleminderit për mirëkuptimin./abcnews.al